Qendra e Drejtësisë - Sokol Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë

12 Shkurt 2026, 13:50Kronika TEMA
Qendra e Drejtësisë - Sokol Sadushi: GJL duhet të ketë

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së re të Drejtësisë, por ka ngritur pikëpyetje lidhur me vendosjen e Gjykatës së Lartë brenda këtij poli të ri urban.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, Sadushi theksoi se projekti dëshmon përgjegjshmëri institucionale për ta vendosur drejtësinë në pozicionin që meriton. Megjithatë, ai u shpreh se nuk ka konstatuar qartësisht nëse në projekt është parashikuar ndërtimi i një godine të veçantë për Gjykatën e Lartë, siç është ideuar më herët në zonën e Bulevardit të Ri.

“Nëse në projektin e paraqitur kjo është marrë në konsideratë, atëherë komenti im nuk vlen. Por duket sikur në këtë pol drejtësie përfshihet edhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Ajo duhet të jetë një godinë e veçuar”, deklaroi Sadushi.

Ai theksoi se në vendet e Bashkimit Evropian, Gjykata e Lartë nuk përfshihet brenda strukturës së gjykatave të juridiksionit të zakonshëm, për shkak të funksionit që ka dhe simbolikës që përfaqëson për shtetin. Sipas tij, si Gjykata e Lartë ashtu edhe Gjykata Kushtetuese duhet të kenë godina të ndara, në përputhje me rolin dhe seriozitetin institucional që mbartin.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se ekziston një projekt alternativ që parashikon vendosjen e Gjykatës së Lartë në një godinë administrative në kuadër të një zhvillimi privat, ku shteti ka përfituar hapësira ndërtimi në këmbim të vënies në dispozicion të truallit.

“Është e vërtetë që kemi kaluar lejen e ndërtimit për një godinë administrative që presupozohet të jetë Gjykata e Lartë. Plani që patëm është një alternativë që ajo të jetë në kampusin aty, por kjo është diçka që duhet diskutuar dhe finalizuar përfundimisht”, tha Rama.

Sipas tij, kjo zgjidhje do të lehtësonte barrën financiare për buxhetin e shtetit, pasi në këtë rast nuk do të kishte shpenzime direkte për ndërtimin, por shteti do të përfitonte hapësira të dedikuara për Gjykatën e Lartë, nëse vendoset që ajo të mbetet në atë lokacion.

2 Komente

  1. G
    GjL eshte bisht i Saliut

    GjL duhet shkrire si fillim.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Keta gjykates te Shqiperise mendojne tere diten per ndertimin e godinave dhe rragat, prandaj gjithe organete drejtesise duhen fshire nga faqja e dheut shqiptar dhe te filloje nga e para drejtesia. Ketyre te mos u njihen as vitet e punes dhe asnje gje, le te ikijn emigrante e te kerkojne azil. Ne fillim duhet mbyllur Spak dhe me radhe. Dosjet te digjen te gjitha, te burgosurit te lirohen dhe te filloje jeta nga e para, me perjashtim te krimmineleve qe duhet te jene te paret qe te hyjne ne burg duke fuilluar nag ata politik e deri tek ata qe bejne krime me dashje. Zhdukini keta prokurore e gjykates qe te mos i zhduk populli. dje po degjoja nje video s'e mabj mend emrin po e kishte per nje pergjegjese me duket te Pogradecit qe e kercenonte deri ne vdekje ne se ministria e drejtesise nuk do ja zgjidhte problemin. Shiko se ku kane arritur njerzit dhe keta palaço prokurore e gjykates hiqen si te paprekshem se i mbron polici shtetit. Po qytetarin qe kercenonte dje kush e mbron? Ai thoshe ne se nuk zgjidhet çeshtja ime do bej vetegjyqesi direkt !!! Keta e katandisen vendin keshtu. Parlamenti merret me nje te çmendur qe ka 35 vjet qe tani do ngelet ndonje nate ne rruge ta hane krimbat, Sali Berishen. SPAK akoma po ben hetimet prej 15 vjetsh dhe mbaji po deshe keta prokurore !!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje