Drejtësia shqiptare ndodhet përballë një rasti të paprecedent, të cilin nuk dihet ende si do e zgjidhë nga pikëpamja juridike. Bëhet fjalë për një krim brenda familjes në Shalës të Konispolit, me burrin që vrau mizorisht gruan me sëpatë, por që më pas vdiq dhe vetë pasi ra nga shkallët, i shtyrë prej të birit.
Burrë e grua u varrosën dje në varrezat e fshatit, të ndarë nga njëri tjetri. Ndërsa i biri i tyre ndodhet në burg.
“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”. Kjo ka qenë dëshmia para grupit hetimor e 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili u arrestua ër vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç. Ai shtyu të atin duke e rrëzuar nga shkallët, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën e tij 66-vjeçare, Shano Islamaj.
“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.
Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë.
Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur mes lotësh Klementin Islamaj.
Në një gjykim të kulluar shoqëror e aspak ligjor, edhe sikur ta ketë shtyrë me qëllim, për vetë kontekstin e aktit, hakun ia ka dhënë të atit, një njeri i dhunshëm që mund të kish vrarë dhe të birin. Ky i fundit, e kundërta e babait në jetën shoqërore e familjare, pa asnjë problem.
Ndaj, mbajtja në burg, si dhe një dënim i mundshëm me ftohtësi ligjore, ngjan jo vënie drejtësie, por kulmi i padrejtësisë.
Klementin Islami nuk ka bere krim,,,,,,ndonese babai i tij e kishte hak edhe aksidentin ,me pasoje vdekjen. Kjo eshte fare e qarte,qe ne kushte traumatizimi kur gjeti Nenen te masakruar nga monstra-baba,te kete bere levizje te pamatura. Ai eshte viktime,per mua.
Ngjarja eshte shume e rende , djali i familjes perpara kesaj skene te llatarshme ka bere nje veprim qe cdo njeri i gjalle do t'a bente cilido qofte ai.....
I jati paska vra dhe dy gra te tjera para kesaj nenes se djalit qe vrau dy dit me pare . Perse nuk eeshte denuar kush e ka mbrojtur vret dy persona grat e veta ne shtepi vret dhe te treten cfar u be ky po te vrasesh nje qen dhe te denojne tani??Medimi im per djalin duke pare rrethanat e tronditjes se thelle duke pare babane te theri mamane me sopate eshte nje trondintje psiqike. Persa i oerket denimin une do te isha per nje denim me kusht gjukata gjykon me mire ne anen profesonale
Klementi te lihet i lire,te rrise femijet.Te denohet me kusht.
Klementi ka vepruar ne kushtet e vetembrojtjes dhe presioni psikoemocional te justifikueshem. Nuk duhet te mbahet ne burg asnje dite.