Pas dy javësh do të festonte ditëlindjen, detajet e trishta nga vrasja e 82-vjeçarit në azil!

8 Gusht 2024, 17:46Kronika TEMA
Pas dy javësh do të festonte ditëlindjen, detajet e trishta nga

Virxhil Vesho, priste që për dy javë të fikte qirinjtë e 82-vjetorit, mbase e kishte bërë gati dëshirën që do shprehte.

Por vdekja e mori në formën më të dhunshme, pikërisht aty në dhomën që e kishte ndarë me bashkëmoshatarë të tjerë që kanë ndërruar jetë paqësisht.

Shoku i tij i dhomës, një historian i njohur përdori bastunin ku mbështetej për shkak të moshës së thyer, dhe duke zbardhur kjo e enjte e goditi mizorisht në kokë.

Autori u identifikua si Zyhdi Shehi 78 vjeç, tha fjali të paqartë për agjentët kur u pyet për ngjarjen.

Për shkak se edhe viktima edhe Shehi vuanin nga skleroza, policia ka bindjen se deklarata e historianit të njohur që u shpreh se ‘e qëlloi shokun pasi i kishte zënë krevatin’ mbetet një version që i përket tronditjes.

Megjithatë i moshuari do të akuzohet për vrasje, dhe mes shkresave që janë sekuestruar në qendrën private të të Moshuarve “Ruaje moshën” , janë marrë edhe dëshmitë e stafit, kryesisht infermierë.

Versioni tjetër i autorit ishte se përdori një shkop hekuri duke e qëlluar shokun e tij të dhomës, pasi ai e bullizonte.

Sipas policisë ekspertët do të caktojnë se në çfarë shkalle ishte i prekur autori nga skleroza, ndërkohë që brenda pak ditësh ai do të dalë para gjykatës penale.

Mosha dhe sëmundja e tij pritet të jenë karta e fortë e avokatëve për ta mbrojtur.

3 Komente

  1. L
    Lani

    I qoftë dheu i lehtë! Xhilin e kishim në lagje. Ishte shumë miqësor.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tha

      E bullizonte.

      Përgjigjjuni
      1. T
        TK

        Kush i con te afermit te azilet qe kane hapur lloj lloj kurvash e shkerdhatash, i shtyn drejt vdekjes para kohe! Kujdesin dhe kontrollin e kane zero, pasi mendjen e kane vetem te parate qe marrin! I lene pleqte e shkrete pa vemendje, te paveshur, te keq ushqyer, me pelena te ndotura! Si bushtra me emrin Moza ne Sauk, qe kur shkoje te vizitoje robin tat, ta hapte deren pas gjysem ore, derisa zhdukte gjurmet e pakujdesit!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje