Pamje të rënda! Degradon sherri në Durrës, plagoset me thikë 64-vjeçari

8 Gusht 2024, 13:03Kronika TEMA
Pamje të rënda! Degradon sherri në Durrës, plagoset me

Një konflikt i çastit mes dy personave në Durrës ka degraduar në përdorimin e thikës.

Si pasojë një 64-vjeçar është plagosur. Policia ka arrestuar një 45-vjeçar si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje.

Dëshmitarë okularë u shprehën se i plagosuri iu drejtua autorit me fjalët “ç’më bëre, ndalo”, por autori, një 45-vjeçar nga Durrësi u largua vetëm pasi e goditi.

Pamjet tregojnë momentet e tmerrshme kur pronari i pikës së saldimit, i larë në gjak, përpiqet të mbajë veten, ndërsa njerëzit përreth e pyesin me kuriozitet për çfarë ka ngjarë, pa i ardhur në ndihmë të menjëhershme.

Afrohet më pas edhe një punonjës policie.

Blutë arritën të kapin sulmuesin jo shumë larg vendit të ngjarjes, duke e identifikuar atë si një person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa ngjarjen e ndodhur për motive banale, “punë llamarinash’.

Pronari i pikës së saldimit është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ku shumë veta shprehin shqetësimin për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve nga personat me probleme të shëndetit mendor, duke nxjerr edhe një herë në pah rëndësinë e përkujdesjes ndaj tyre, për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.

Ndërkaq ngjarja është dhe një apel për të gjithë për të reflektuar mbi përgjegjësinë e përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më mbështetës.

"Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë shtetasin R. L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës i dyshuar i përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njoftoi policia.

 

2 Komente

  1. E
    Edrahman Kamila

    Allahu Akbar!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Po mirë be,sa është % e njerëzve me të meta mendore në Shqipëri?! Nëse është e lartë hapni një një konclogor të stilit hitlerian,të paktën të tjerët që janë normal të jenë të sigurtë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje