Zaptuan parkimin publik e u merrnin para qytetarëve, arrestohen dy të rinj në Durrës

8 Gusht 2024, 10:11Kronika TEMA
Zaptuan parkimin publik e u merrnin para qytetarëve, arrestohen dy të

Shtetasit Ali Muço dhe Mariglen Gruda janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike.

Vendparkimi ishte caktuar nga bashkia, pa pagesë, ndërkohë që ishte zabtuar dhe përdorej për qëllime përfitimi nga shtetasit në fjalë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.

Për këtë rast, janë vënë në pranga shtetasit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë”, thueht ën njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. F
    Fener Zizi

    Kapini Qijuani Robt Malokve Rrace Bastarde

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje