I dehur në timon dhe kundërshtoi efektivët e policisë, arrestohet 26-vjeçari turk në Sarandë

7 Gusht 2024, 16:00Kronika TEMA
I dehur në timon dhe kundërshtoi efektivët e policisë,

Policia në Sarandë ka vënë në pranga një 26 vjeçar, banues në Turqi, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Pas ndalimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.

"Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin turk Z. G., 26 vjeç, banues në Turqi, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.


Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje