Shantazhonin me foto dhe video intime vajza në rrjetet sociale, arrestohen dy vëllezër në Tiranë

7 Gusht 2024, 10:56Kronika TEMA
Shantazhonin me foto dhe video intime vajza në rrjetet sociale, arrestohen

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është zbuluar se shantazhonin shtetase të ndryshme me profile false për t’u marrë para. Përkatësisht janë arrestuar Halim Malja 20 vjeç dhe Jurgen Malja 18 vjeç.

Autoritetet kanë dokumentuar dy raste me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale dje kanë sekuestruar shuma parash dhe dy telefona.

“Dy vëllezërit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash. 

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. k
    kusari pidhit

    po mire o mire ua bene keture qe i rrasen brenda, po nje gje nuk kuptoj, keta nga i gjeten keto foto e video intime te ketyre vajzave ? Keto pse filmojne veten kur qihen apo bejne foto gollomesh ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje