Një aksident i rëndë me pasojë 5 persona të plagosur ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Policia bën të ditur se 2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.
“Rreth orës 12:00, në aksin "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin P. G.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip "Volkswagen", të cilët po marrin mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”.
Lini një Përgjigje