Ushtroi dhunë ndaj motrës dhe e kërcënoi për t’i marrë shuma parash, arrestohet 47-vjeçari në Peqin

7 Gusht 2024, 13:45Kronika TEMA
Ushtroi dhunë ndaj motrës dhe e kërcënoi për t’i

Një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë këtë mesditë në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe e ka kanosur që t’i jepte një shumë parash.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin D. B., 47 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe e ka kanosur që t’i jepte një shumë parash”, njoftojnë blutë e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje