Plagosi me kaçavidë vëllanë pas konfliktit për pronat, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

8 Gusht 2024, 11:30Kronika TEMA
Plagosi me kaçavidë vëllanë pas konfliktit për

Një 45-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka plagosur me kaçavidë të vëllanë e tij, pas një konflikti për motive pronësie.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në vitin 2023 në fshatin Tushemisht.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar ”Sundimi i ligjit”.

Plagosi me mjet të mprehtë, vëllanë e tij, për motive pronësie, një vit më parë, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap shtetasi D. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht, ka plagosur me mjet të mprehtë (kaçavidë), vëllanë e tij, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Tjeter turkoshqipfoles kriminel!! Ka ndonjeri dyshim se nuk eshte pasardhes i dobiceve te nizameve te sullton Muratit m'Albanistan!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje