Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 6 mijë gjoba gjatë korrikut, 21 shoferë të arrestuar

31 Korrik 2025, 16:35Kronika TEMA
Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 6 mijë gjoba gjatë

Policia Rrugore e Elbasanit, ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror, ku gjatë muajit korrik, janë vendosur mbi 6 300.

Policia ka arrestuar 21 drejtues mjetesh ka nisur hetimin për 11 të tjerë për veprat penale drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative:

-6378 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, konkretisht:

-1201 për mosvendosje të rripit të sigurimit

-296 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-495 për përdorim celulari gjatë drejtimit

-187 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

-124 për xhama të errësuar

-1532 për shpejtësi mbi normat e lejuara

-1320 për parakalime të gabuara

-356 për ndalim/qëndrim të gabuar

-95 për mosdhënie përparësie këmbësorëve

-772  për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Lini një Përgjigje