Rrugorja në Tiranë bën bilancin: 15 mijë gjoba gjatë një jave, 26 shoferë të arrestuar

6 Prill 2025, 16:36Kronika TEMA
Rrugorja në Tiranë bën bilancin: 15 mijë gjoba gjatë

Policia Rrugore intensifikon kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, si rezultat e të cilave u arrestuan/proceduan 26 shtetas dhe u vendosën mbi 15 000 masa administrative gjatë javës të fundit.

Në vëmendje të kontrolleve janë dhe automjetet, të cilat zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera dhe automjetet e tonazhit të rëndë.

Gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e DVP Tiranës ka arrestuar/proceduar 26 shtetas për veprat “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, gjatë javës së fundit, janë vendosur gjithsej 15 637 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mesatarisht 2233 masa në ditë.

Më tej, gjatë javës, janë tërhequr me mjet ngritës 10 automjete që kishin penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, janë bllokuar 25 automjete për shkelje të ndryshme rrugore, si dhe janë vendosur 174 masa adminstrative ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë, autobuzave dhe fugonave.

Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjehershëm.

3 Komente

  1. j
    jon

    Nuk marin vesh shpellarët ....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje Falenderim Policise...

      Policia te zbatoje Ligjin dhe shume mire ben .... vetem keshtu mbase nje dite Reflektojne ata njerez qe nuk zbatojne Rregullat e Qarkullimit... Secili nga ne duhet te Falenderoje Policine , se vetem keshtu mund te Edukohen ata tipa qe mund te sjedhin dhe Aksidente ! ku ne shume raste sic ndegjojme , perfundojne me vdekje !

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje Falenderim Policise...

        Policia te zbatoje Ligjin dhe shume mire ben .... vetem keshtu mbase nje dite Reflektojne ata njerez qe nuk zbatojne Rregullat e Qarkullimit... Secili nga ne duhet te Falenderoje Policine , se vetem keshtu mund te Edukohen ata tipa qe mund te sjedhin dhe Aksidente ! ku ne shume raste sic ndegjojme , perfundojne me vdekje !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje