"Rrumi" "falte" prona për të vrarë kundërshtarët; Si u bë shoferi i Arian Ndojës pronar i 25 mijë m2 tokë?!

23 Tetor 2025, 10:12Kronika TEMA
"Rrumi" "falte" prona për të vrarë

Aleksandër Laho, i njohur me emrin ‘Rrumi i Shijakut’ kishte ‘privatizuar’ të gjitha pronat në Gjirin e Lalëzit në Durrës, dhe ia shpërndante ato personave të tjerë, shitje që figurojnë të regjistruara me shifra qesharake, në këmbim të vrasjes së armiqve të tij.

Kujtim Dervishi është një prej identiteteve fiktiv, i përdorur nga Aleksandër Laho për tjetërsimin e pronave. Një tokë me sipërfaqe totale 24.840 metër katrorë, të përvetësuara nga Laho.

Është bërë akti i ekspertimit të përmbajtjes së AMTP-së nr. 153 të shtetasit Kujtim Dervishi dhe rezultoi se: ‘Te shifra 2 konstatohet fshirje kimike, mbetje të elementëve të shifrës së mëparshme e cila ka qenë shkruar shifra 1’. Nga akti i ekspertimit del se sasia totale e sipërfaqes së tokës bujqësore që Komisioni i Ndarjes së Tokës ka dhënë për këtë shtetas ka qenë 14.840 metër katrorë dhe është korrigjuar duke e bërë sipërfaqen totale 24.840 metër katrorë”, citohet në dosjen hetimore.

Të gjitha ato AMTP që kanë dalë por nuk kanë pasur regjistër të posaçëm me numër matrikullimi, është e pamundur të verifikohen. Vetëm nëse verifikohen përmes komunave, që janë manuale”, tha avokati Bledi Meminaj, për Inside Story.

Falsifikimet janë në volum, gjithashtu dhe zyrtarët e përfshirë që kanë firmosur. Kjo tokë u tjetërsua nga ‘pyll’ në ‘pemëtore’. Parcela iu shit 23-vjeçarit Andi Maloku, i cili vdiq në atentatin e 1 nëntorit 2019, kundër ish-prokurorit Arian Ndoja, sot deputet i PD, në mbikalimin e Shkozetit.

Në automjet me ta ka qenë dhe Rrumi i Shijakut.

Nga verifikimi i Librit të Ngastrave kjo parcelë me sipërfaqe 10 mijë metër katrorë nuk rezulton pjesë e parcelave të përfituara me AMTP-në numër 153 prej Kujtim Dervishit. Kjo pasuri i është shitur shtetasit Andi Maloku me kontratën numër 1567 datë 27.07.2018 për shumën prej 2.000.000 lekë dhe ndryshimet e pronësisë janë bërë në 31.07.2019”, thuhet në dosje.

Nëse analizon çmimin e shitjes, dukshëm një kontratë pa logjikë ekonomike. Një çmim prej vetëm 200 lekësh për metër katror në një prej zonave elitare turistike që në të vërtetë, kushton disa fish më tepër.

“Sot një çmim mesatar se nuk kemi bursë çmimesh, por në vijën e parë bregdetare minimale 200 euro. 200 por mund të ketë edhe deri në 300 euro”, deklaroi Gjergji Begaj.

Në të njëjtën formë, në emrin e shtetasit Kujtim Dervishi është përvetësuar edhe një tjetër parcelë me sipërfaqe 13.200 metër katrorë. Ndërhyrja është bërë ne falsifikimin një AMTP-je të vitit 1995, duke bërë ndryshimin e një regjimi toke nga “pyll” në tokë “arë”.

Këtu zbulohet se shtetasi Dervishi mund të mos ketë dijeni për veprimet e kryera. Ekspertimi zbulon se nuk kishte firmosur ai për praktikën.

“Shtetasi Kujtim Dervishi nënshkruan deklaratë të hartuar me shkrim dore ku pranon se ka hequr dorë nga sipërfaqja prej 110 metër katror. Shkrimi me të cilin është hartuar deklarata ndryshon nga shkrimi me të cilin ka shkruar emrin dhe mbiemrin shtetasi Kujtim Dervishi”, citohet në dosjen e SPAK.

Regjistrimi i pronës është bërë me thuajse 20 mijë metër më tepër, pra, 31.381 metër në total. Toka është shitur nga Vlash Brahja, si përfaqësues i pronarit, tek shtetasja Liljana Basha për një vlerë prej vetëm 930 mijë lekësh.

Sërish një vlerë qesharake pa asnjë lidhje me tregun. Pra, një shitje e dyshuar fiktive. Brahja, përfaqësuesi i shitësit, konsiderohet ushtar i Rrumit. Ai akuzohet për falsifikim dhe grup kriminal.

18 Komente

  1. K
    Keli

    Pupu cfare ka bere Rrum shtaza. Shtet i pisave dhe vrasesve. Ptu rrace e keqe. Hajd se do i gezoje tani tek dhoma e sapunit. Kafsheee. Edhe shoferi i Arjan Ndokes me 25 mije metra ne gji te lalezit????????

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Edhe shoferi s'paska qene per buken e gojes aty, sikurse e paraqiste i ati neper intervista. Ka qene pjese e skemes, megjithese gabimisht mori plumbin e Rrrumit. Nese s'do ishte vrare, duhet te ishte ne burg.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Visi

      Keta, pra “ grupi i a. ndoit” vazhdon te kete influence te madhe ne prokurori ne gjyqsor e ne polici ne durres

      Përgjigjjuni
      1. ,
        ,,

        Pyeteni dhe per avokat Konomin se ndoshta di dicka

        Përgjigjjuni
        1. V
          Visi

          Si e ka emrin?

          Përgjigjjuni
      2. C
        Cfurku

        Ligjvënes pa maska!!!!!!????? ------------------------------------------------------------------------- -----------------Krimi duhet të legalizohet----------------------- -------------------------------------------------------------------------------------------- dhe të taksohet----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------mbase kështu---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- mund të falementoj!!!!!!!!.---

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ju kostatoni, ata vjedhin, korruptojnē degjenerojnē, dhe bēhen deputetẽ. Nuk jeni as per afrikē , jo mē per Europē.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliri nga Himara

            Dihet boterisht qe ky prokurori eshte pjese e zullumeve qe jane bere,i ka hyre ndonje gjemb ne kemb ketij,apo mbyllin syte te gjithe.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajdari

              O Liro e kan bo deputet pra,ky osht gjembi.

              Përgjigjjuni
            2. R
              Ramos

              U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

              Përgjigjjuni
              1. R
                Ramos

                U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti

                  Për këtë cështje duhet të thirret e të hetohet deputeti i Saliut, Arjan Ndoja dhe të pyetet edhe kukulla Celibashi se cfarë mendimi ka për pastërtinë e figurës së këtij prokurori që u hodh si zhele nga vetingu i drejtësisë dhe kukulla i lejoi dhënien e mandatit të deputetit.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    M6.

                    Rrumi ka nje perfaqesus ne parlament ndojen e saliut te pd ka dhe nje perfaqesus te spak xholin Jeta vazhdon. Pleherat

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      Edhe pas 35 viteve demokraci kemi mbetur te pronat toka për ndërtim. Dhe patjetër që ato do jenë objekt krimi. Ku janë pronat fabrika prodhimi që kërkojnë mëndje dhe jo muskuj rrogaçësh? Për ato na tregoni.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Ben

                        Hajde shtet paskeni bere ne Shqiperi! Kryeministri flet brockulla per token e zene kur keta e kane marre te gjithe Shqiperine pa para fare! Shqiptaret e nxoren veten qe nuk jane te civilizuar dhe nuk dine dhe nuk duan te bejne shtet!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          POPULLI qe ti thote te vertetat ne sy

                          Redaksi e gazetes tema,pse e hoqet shkrimin qe fliste se se ne arkiven e ipotekes Durres hyjne e dalin njetez qe nuk punojne aty jane te huaj.Kush ju tha qe ta hiqni nuk keni bere mire.Nuk fshihet disfata dhe e keqia.Kur e demaskon dhe e nxejrr ne shesh zbulon te metat dhe te i ka mbetut pak gjak shqitar ketyre we qeverisin punojne per ts zgjidhur ate qe e kane shkatrruar me drejtimin e keq te tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Oriku

                            E njejta skeme si ajo e Rrumit ne Durres eshte perdorur edhe ne Orikum, Vlore. Nepermjet ketyre falsifikimeve jane perfituar me qindra hektare toke e perfituar nga tharja e kenetes se Dukatit gjate viteve te komunizmit. Kjo eshte evidentuar edhe nga shkresa qe ish Bashkia Orikum u ka derguar institucione te shtetit ne vitin 2015. Perpara se qeverria te beje cdo nisme per te liruar siperfaqet per keta falsifikatore duhet qe ti drejtohet SPAK dhe te hetoje te gjithe kete abuzim me qellim qe te shmangen problemet sociale sa nuk eshte vone.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje