Si bandat hynë në zyrat e shtetit - Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj...

23 Tetor 2025, 09:30Kronika TEMA
Si bandat hynë në zyrat e shtetit - Zbulohet emaili i brendshëm i

Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht disa materiale që faktojnë abuzimet në Kadastrën e Durrësit, të cilat nuk janë pjesë e dosjes së finalizuar nga SPAK, por i përket një tjetër fraksioni të procedimit 235 që është ende në vijim…

Në një raport kontrolli tekniko-ligjor që është ushtruar në Zyrën e regjistrimit të pasurive në Durrës që në vitin 2019, konstatoheshin disa mangësi të rënda. Rezulton se në zonën kadastrale 1204, fshati Bizë, ishin zhdukur nga arkiva 15 dokumente. Shefja e arkivës ka ngarkuar me përgjegjësi juristët e angazhuar me praktikat përkatëse.

“Nga specialistët e tjerë të ZVRPP Durrës që kanë kryer veprimet me referencave që mungojnë dhe nga përgjegjësit e zonave përkatëse nuk është paraqitur observacion për mungesën e dokumentacionit”, thuhet në raportin e brendshëm të Kadastrës siguruar nga Inside Story.

Një situatë e ngjashme edhe në zonën kadastrale 1925 në Hamallaj ku po ashtu janë bërë tjetërsime masive. Aty mungonin plot 49 dokumente që ishin zhdukur nga arkiva.

Ndërkohë në zonën kadastrale 1522 në fshatin Draç, në Gjirin e Lalzit ishin zhdukur 25 dokumente. Në total, në 3 zona kadastrale ishin zhdukur 89 dokumente.

Zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkivë veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat!!!

Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023. Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion.

“Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023.

Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar.

“Sjell në vëmendjen tuaj gjendjen alarmante prej një muaji ku në arshivën e institucionit të regjistrimeve të pasurive të paluajtshme si dhe në zyrën e volumeve fizike të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, shërbimi ndaj specialistëve dhe në përgjegjësve të sektorëve, ofrohet nga punonjës të pakonfirmuar si pjesë e Drejtorisë Vendore të Kadastrës Durrës”, vijon emaili.

Momenti më i rëndë që bëhet me dije në këtë email informues, lidhej me hyrjen e personave të paautorizuar në ambjentet e arkivës së Kadastrës. Pra, persona që mendohet se kanë futur duart në dokumente, siç zbulohet në dosjen e SPAK.

“Për rëndësinë e veçantë që ju si krerë të këtij institucioni i keni dhënë procesit të ruajtjes, sistemimit, arshivimit, inventarizimit dhe skanimit të këtyre dy ambienteve më të rëndësishme të Kadastrës Durrës ju bëj me dije se në këto ambiente personat që aksesojnë janë të pakonfirmuar si punonjës të Drejtorisë së ASHK. Për të shmangur skandalin e rradhës që mund të përfshijë Kadastrën e Durrësit lutem për ndërhyrjen e menjëhershme tuajën për kthimin në normalitet të situatës së këtij institucioni!”, vijon emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës.

Gjendja skandaloze brenda Kadastrës në Durrës del zbuluar edhe në këtë dokument ekskluziv që Inside Story posedon. Në një relacion të brendshëm, ish drejtuesja vendore Xheni Agolli sqaronte në 23 janar 2023 faktin se dokumentet e protokollit ishin tërhequr nga zyrat e vjetra në Durrës. Por, ato ishin vendosur në kuti, të pasistemuara në mënyrë të sigurt pasi nuk kishte ambiente mjaftueshëm. Pra, një arkivë e bërë lëmsh që rrezikonte të zhdukej. Kjo, shpjegon dhe lehtësinë për futjen e duarve në arkivë nga bandat.

20 Komente

  1. s
    sapa

    Akoma beson njeri se ka shtet ne shqiperi?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceni

      Shteti nuk është i përsosur po ekziston. Provo vidh një dyqan ose vrit një njeri. Bërja e shtetit është e vështirë sidomos për ne që jemi sa hajdut dhe fillestar në bërje shteti. Po bëjmë ty kryeministër ta ndreqësh. Jo se ndreq po do vjedhësh e do e katranosësh më keq.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      shteti ramazonit...e kam thene dhe here te tjera, gjithe qeveritaret duhen varur te sheshi familjarisht brenda dites pa shume llafe.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eftiqia

        kurse ty to te qime ne bythe sic e kemi bere gjithmone

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          Mos ma vini re, jam grekqir bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xy

          Ooo qfare shteti ore,sjeni shtet, ooooo SE dini ju QA ju Ka ba Sali Berisha ky bir shkine e QE fjala edhe KY I gjati Pak Ka ba mire .....Sali Shkau ne vend QE te nacionalizoj dhe ta ktheje ne prone shteterore te gjithe vijen bregdetare 5km NGA vija e detit dhe kompenzimet Tu jepeshin pronareve Pas ktyre 5km dhe nuk do kishit ket problem ekstrem te vjedhjeve ,vrasjeve dhe manipulimeve. Shqiperia nuk eshte shtet eshte torisht e derrave ....

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Bandat kany hyre ne kryeministri. Edi Rama i mban kadastrat ne kete gjendje pikerisht per t'i perdorur per punet e pista te tija dhe klienteve te tij, si dhe t'i mbaj si miniera ari per administraten. Ne ka nje gje, qe po e shpopullon Shqiperine ajo eshte kadastra. Personalisht me ka zvarritur kadastra e Vlores nje vit per te marre certifikaten e nje objekti. Sjellja e kadastres se Vlores nuk dihet? Nuk e di PS-ja e Vlores? Nuk e di zyra qendrore? Nuk e di qeveria? E di dhe e le plotesisht ne ate gjendje per qellimet qe shkruajta me siper. Jam kategorikisht kunder dhenes ne cfaredo forme, por nqs nxirret arma, besoj nuk duhet te jene gjyqtaret te paret, por zyrtaret e kadastres!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Piro

              Nëse prona do ishte kthyer të zotit a do tjetërsohej prona? Partia ja hoqi pronën pronarit dhe pastaj vidh të vjedhim.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ALB Patriot

                SAKTE!

                Përgjigjjuni
              2. R
                Ramos

                U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Ramos

                  U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                  Përgjigjjuni
                  1. x
                    xxxx

                    Turp e faqja e zeze qe nuk rregullojne dot nje magazine ,Sepse Kadastra eshte thjesht nje magazine qe mban iventarin e pronave .Por jo rastesisht i kane dhene kompetenca qe vetem gjykata mund ti kete . E kane bere kete nder vite a thua se jane zoti ne toke .Po te duan ata ti merr dokumenta pronesie .Te mbajne peng , te grabisin , te ngateroje qellimisht , te moleprin me lloj lloj problemesh e problematiksh dhe askush nuk mban pergjegjesi e nuk pergjigjet .Thjesh jane kthyer ne nje mur te hekurt qe hapin deriçka per sekseret .Te gjithe profesionistet , Noteret , Avokatet , Bankat por edhe Gjyqtaret e Institucionet te ndryshme , te cilet i lidh puna te nderveprojne , varen nga ca sharlatane qe punesohen atyre zyrave dhe mbajne peng gjithe qarkullimin e kapitalit ne vend .Dhe e gjitha kjo ka vetem nje spiegim , Vendi eshte peng i vendimmarresve apo vendimet i merrin ata qe duan kaosin dhe shperberjen e shtetit shqiptar.Ceshtja eshte shume me e thelle se korrupsioni dhe grabitja e pronave . Te mbash peng pronat ke marre peng zhvillimin e ekonomise , qarkullimin e vlerave financiare dhe kapitalit dhe e con vendin ne agoni kronike .Sa per Kadastren , cerdhen e paaftesise dhe korrupsionit , atje gjitheshka le gjurme dhe mbetet e dokumentuar , do te vije nje dite qe kartat do hapen dhe cdo paligjshmeri te ndeshkohet .Eshte vetem ceshtje kohe.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Treni

                      Ehe, dihet ama të uleshit në kafe me këta xhentëlmenët e kadastrës, thjeshtë rastisi për muhabet... Jo të gjithë kuptohet, por ca fodulla mizerje që s'kam fjalë për t'i përshkruar.

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesi e munguar

                        Shteti i "diktatures" ishte antiprone por,kadastrat nuk i preku e bashke me to edhe dokumentat e gjithe sekuestrimeve te kohes.Pas ndryshimit te sistemit,nga socialist ne kapitalist ndodhen te gjitha grabitjet e pronave.Keto u iniciuan nga vete shtetaret qe erdhen ne pushtet dhe qe vazhdojne edhe sot.Le te na vertetojne gjithe pushtetaret e ketyre viteve se mbi c'dokument e kane marre token e vilave qe kane ngritur.Shume nga ata ish "komunista" ishin bythegrisur qe i kish prure ne zyra PP-s.Ata s'kishin asnje gure per prone.Le te na thone,Saliu,Iliri,Edi,Kraja e plot te tjere per pronen e grabitur duke shbere rregjistrat e kadastrave.Edhe ligji i legalizimeve eshte ne vazhden e ketyre grabitjeve.Keto gjera do te mbyllen,kur te kene zaptuar cdo gje dhe do te kerkojne te bejne ligje per mbrojtjen e prones te grabitur.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xha Beqo

                          O Detaro, shko te kici anijes, ka ngel fucia bosh, ke radhen ti.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patrioti USA

                            Jeni kujtuar vone,per te shkruar se cfar ka ndodhur ne kete kadaster.Kjo kadaster ishte ne duart e krimit qe kur ishte Gjyshi Dako regjistrues.Ndodhesha aty per te marre nje pergjigje me shkrese.Pas pritjes pergjegjsja e zyres juridike mu afrua per te me dhene shkresen.Sapo e mora dhe po fusja ne cante ne moment erdhi Gjyshi dhe me tha bjere shkresen u cudita nga kjo kerkese e papritur e tij,sepse ai pak minuta me pare e kishte firmosur shkresen.Por shum shpejte e kuptova se ne sallen e pritjes publikut qe kishin pune aty ishin dhe dy persona qe ishin zaptues pronash te regjistruara ne hipoteke para clirimit 1944 dhe pas regjistrimit ne vitin 1994-95 te vendimeve te kkkpronave.Gjushi i revoltuar kerkonte shkresen e firosur qe me ishte dorzuar pak minuta me pare e firmosur prej tij.Nuk ta jap i thash e ke kthyer zyren e shtetit vend qe hujne e dalin ata qe kane zaptuar pronat e te tjerve turp qe ke rene ne kete gjendje qe te komandon krimi edhe kur duhet ta hedhesh apo nuk duhet ta hedhesh firmen .Nderhyrja e juristes pergjeqese e zyre zgjidhi situaten se nuk dihej se cfar do ndodhte pas klithmave te Gjushit qe kerkonte ti jepja shkresen perpara dy personave qe ishin denuar nga gjykata per fallsifikime te dokumenteve te prones dhe bashkpunim me koken qe drejtonte ate zyre shume kohe me pare.Megjithse pergjigjia e kerkuar nga une vertetonte se ata persona qe u njoftuan dhe erdhen nemoment per te urdheruar Gjushin te terheqe shkresen e firmosur me pare ishte de pergjigjia e shkreses vertetonte se ato kishin paraqitur per te regjistruar pronen dukumente te fallcifikuara.Qe nga koha Gjyshit dhe pas tij e Corbes qe u be deputet i PS kjo zyre ka qene ne duart e mafjes jo te shtetit dhe eshte cudi qe shteti nuk e ka zgjidhur deri sot kete ceshtje.E para lind pyetja nuk di apo ka frike apo keshtu i leverdis.Para disa vitesh arkiva e Zyres regjistrimit pronave Durres u transferua ne Rinas ne masa te forta sigurije .Cdo te thote kjo cfar ndodhi qe u transferua?Keto pergjigje shteti nuk ja ka dhene publikut deri tani.Turp per kete administrate qe nuk kryen dot kete detyre dhe pretendon te hyje ne europe me mendesi injorantesh e kriminelesh qe e kanebere kete profesion gjate 35 vjetesh qe jetojne me te ardhurat e krimit qe eshte ne drejtimin e hipotekes Durres e Vlore,qe jane qytete bregdetare dhe pronat vlejne me shume se kudo.Per goditjen e ketyre krimeve shteti shqiptar ka falimentuar deri tani.Cdo qeveri qe ka ardhur dhe ka ikur nuk e kazgjidhur problemin kangrene me kete amulli qe shteti e ben sehir e nuk e zgjidh ky eshte demi me i madh qe i eshte bere vendit.Nuk vijne investimet qe kerkohen kur pronat jane bere rremuje ne kete vend.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Toni M.

                              Imagjinoni te kadastra u futen njerz pa shkolle.. vetem e vetem per te vene pasuri marrmendese... e beri teri me shoket e tije.. pra... jo vetem kadastra por ne dures komplet istitucionet manezhohen per te nzjerre fitime nga njerez supermaskarej te degjenerum dmth pa dijitet... Imagjinoni marrin leke neper komisionet me njerzit qe kane probleme te renda me shendetin... pasi ata qe fallcifikojne shendetin e tjetrit ne komision arrine te marrin dhe nje miljon per cdo person... per mos me fol per njesite e bashkise.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Real

                                Asnje gje e jashte zakonshme ne shtetin e Albanistanit te drejtuar nga pallosha i ripjelljes. Shtet rrumpalle qe se merr vesh ipari te dytin, si pallosha me tigrin. Vetem vjedhje dhe korupsion. Mjere per ate popull.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lumi Terkuza

                                  Shqiperia ka ikur per lesh. Drejtohet dhe eshte drejtuar nga njerez te pa pergjegjshem. Nga gangestere kontigjent te krimit. Qe kane interesa te vjedhin te shkatrojne jeten e shqiptareve! Ndoshta ka ardh koha e nje diktature ,!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lumi Terkuza

                                    Shqiperia ka ikur per lesh. Drejtohet dhe eshte drejtuar nga njerez te pa pergjegjshem. Nga gangestere kontigjent te krimit. Qe kane interesa te vjedhin te shkatrojne jeten e shqiptareve! Ndoshta ka ardh koha e nje diktature ,!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje