Teksa Ervis Martinaj vijon i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, babai i tij Mustafa Martinaj ka kërkuar sot zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, gazetari Elton Qyno, tha se tashmë që ai rezulton i zhdukur do të pushohet edhe hetimi pasuror ndaj tij.
"Çështjet në Prokurorinë e Posaçme kundër Martinajt pushohen automatikisht, sepse ka një vendim gjykata se është i zhdukur dhe hetimi pasuror ndaj tij që ka nisur në Prokurorinë e Posaçme sjell pushimin e procedimit.
Kërkesa e familjes së tij, është kërkesë procedurale për arsyen e zhdukjes së personit, ai po bënë 3 vite që është zhdukur dhe në këto kushte familjarëve u lind e drejta brenda një afati kohor që ti drejtohen gjykatës me një kërkesë duke kërkuar që përmes një vendimi, familjari i tyre të deklarohet i zhdukur që më pas ky vendim gjykate të çohet në Prokurorin e Posaçme, ku ai ka dy çështje por edhe në gjendjen civile të bashkisë Kurtin për çregjistrimin e tij nga gjendja civile dhe kalimin e aseteve trashëgimore në emër të familjes së tij", tha ai.
Qyno tha se i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij është Aldo Avdyli.
"I vetmi që është i dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt është Aldo Avdyli. Por, Martinaj është një nga personazhet që ka një interes të madh në publik. Ai kishte një audiencë të madhe edhe në shoëbiz, po ashtu edhe me lojërat e fatit.
Mjafton një foto e tij dhe një titull në portale, lajmi kuptohet që renditet në lajmet e para më të lexueshme. Nëse ai shfaqet sot duket që të ekzekutohet dy masa sigurie arrest me burg që ka, por unë mendoj se ai është zhdukur plotësisht", tha ai.
Keto asetet nese jane perftuar ne rruge te paligjshme, prape i shkojne familjes, apo behen sekuestro?
Me qenë se pasuria e Martinajt u kalon familjarëve pa u hetuar origjina, atëherë lind dyshimi i arsyeshëm që Martinaj është gjallë dhe ka dhënë porosi për ta shpallur të zhdukur. Vjen era hile.