Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga detyra 4 policë në Kavajë

22 Tetor 2025, 14:29Kronika TEMA
Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga detyra 4

AMP në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një muaji hetimesh ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas njoftimit të AMP, gjatë ushtrimit të detyrës, efektivët nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë e mosveprimit të tyre, në zonë që ata mbulonin janë kultivuar 550 bimë narkotike.

Njoftimi i AMP:

Kavajë - AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të policisë.

Komisar Afrim Meçe, me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier.

N/Komisar Edlir Kazazi, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Inspektor Rosario Çollaku, me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë.

N/Komisar Saimir Kazazi, me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike.

Lini një Përgjigje