Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, konfiskohen 7 pasuri me sipërfaqe mbi 15 mijë metër katror me urdhër të GJKKO

22 Tetor 2025, 16:47Kronika TEMA
Dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, konfiskohen 7

Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e 7 pasurive të llojit ‘Arë’ me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se konfiskimi me urdhër të GJKKO-së erdhi pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

"Lezhë/Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin.

Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GjKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje