Kushëriri iu gjet i vdekur në humnerë, ish-polici vë në lëvizje Prokurorinë e Shkodrës, kërkon zbardhjen e ngjarjes: Atë e kanë vrarë

22 Tetor 2025, 17:15Kronika TEMA
Kushëriri iu gjet i vdekur në humnerë, ish-polici vë në

Prokuroria e Shkodër ka nisur hetimet për vdekjen misterioze të Mirel Çokajt, trupi i të cilit u gjet më 18 shtator 2025 në një humnerë në zonën malore të Kelmendit, Malësia e Madhe.

Fillimisht ngjarja u raportua si një rrëzim aksidental, por më pas ishin familjarët e 40-vjeçarit dhe të afërmit ata të cilët ngritën një sërë dyshimesh mbi rrethanat e vërteta të vdekjes, duke bërë që hetimet të mos mbyllen por të vijojnë në një tjetër pistë.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se kërkesa për rihapjen e hetimeve është bërë nga Rifat Çokaj, kushëri i viktimës dhe ish-punonjës policie me eksperiencë, aktualisht banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ai ka kërkuar nga autoritetet që të shqyrtojnë sërish provat, pas mospërputhjeve të vërejtura në raportimin fillestar të ngjarjes.

Sipas dëshmive të familjarëve, Mirel Çokaj dyshohet se ishte përfshirë në një aktivitet të paligjshëm të kultivimit të kanabisit dhe ndodhej në një parcelë të tillë në momentet e fundit të jetës së tij, e cila ndodhet rreth një orë larg vendit ku u gjet trupi. Në këtë parcelë, policia më pas konstatoi dhe asgjësoi 780 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

Familjarët pretendojnë se konflikti për ndarjen e fitimeve mes bashkëpunëtorëve të mundshëm mund të ketë çuar në një përplasje fatale që ka përfunduar me shtyrjen e tij në humnerë. 

Ata ngrenë gjithashtu dyshime të forta për zhdukjen e telefonit të viktimës, që sipas tyre mund të jetë fshirë ose eliminuar qëllimisht për të fshehur gjurmët dhe komunikimet e fundit.

Një tjetër element që ka shtuar dyshimet e familjes është fakti se Çokaj ishte planifikuar të kthehej në banesë dy ditë më vonë, ndërsa në ditën e ngjarjes kishte ndjekur një itinerar të pazakontë drejt parcelës, që nuk ishte rruga që ai përdorte zakonisht.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Shkodër ka marrë në pyetjet familjarë dhe persona të cilët njihnin viktimën si dhe ishin në dijeni të aktivitetit me lëndët narkotike.

7 Komente

  1. P
    Polici i ardhur nga Anglia

    Keshtu i mbulon policia jone ngjarjet e dhimbshme e tragjike, ca nga korrupsioni, ca nga frika e ca nga paaftesia. Madje edhe stis burgosje per te realizuar planin e per te fituar rspektin e eproreve , sic ishte ngjarja qe transmentoi emisioni STOP mbreme. Keshtu u perpoq te paraqese edhe vrasjet ne qytezen e Manzes, suikur jane vrare dy te rinj per nje kafe.... Apo paraqiti vrasjen e biznesit italian si shka i dritav ete gjata te makines..... Ashtu sic k aparaqitur sebashku me politikane te dy kraheve helmimin e politikaneve te rendesishem, qe dinin apo kishin materiale me shume se sa duhej.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prostituta Kombetare sali

      Deri sa ne vendin tone te mbizoteroje padija, Analfabetizmin dhe rrumpalla , prisni vrasje per dite, deri sa te mos ngelet kush! Nga nje mbiemer me 4 shkronja, ja shkruajne me 6 te tilla! Njerez te tille mund te bejne hetime dhe gjykime te sakta?! E pamundur!!! Ne nje vend ku nuk respektojne gjuhen kombetare dhe rregullat e drejtshkrimit, mendoni se mund te bejne shtet?!????!!!!!! E pamundur! Njesoj si te çosh majmunin Hirko ne shkolle dhe te presesh prej tij te ndertoje diçka.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Mos u ankoni kot, ky eshte vizioni i i nalte madherise se tije, pallosha i pare, qe po behet cope qe vendi te hyje ne BE alla shqiptarqe, edhe pa te drejte vetoje ne vendim marrje.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          'Real' majmun i pa transformueshem Mjeran e ushtar frikacak i erresires ! Ne gjithe boten edhe boten demokratike ka kriminele ,qe denohen dhe kerkohen per peridha te gjata Pedofile,vrases te porositur,vrases serial...etj etj Policia te jene me efikase Kryeministri ???? Po ka vend per kritika kudo O majmun Sot kryeministri nukjep urdher per shkaterrimin, grabitjen dhunen e vrasjet shtetrore te shqiptareve ne zyre-shik- ne aksidente rrugore,gjueti....bombardimi e shkaterrimi i fshatit-vore- 26 te vrare e dhjetra te plagosur, vrasjet ekzekutimet e qytetareve shqiptare ne mes te bulevardit..dhuna e hapur kunder instituconeve shteterore denigrimi tyre... nga krimineli plak dhe banda e tij terroriste..o majmun Populli ka memorie me te forte se kriminelet dhe zagaret,hienat e tyre

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Mos ma vini re, jam rrote kari me patente

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sass

            Droga eshte bere meze ne shqiperi

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nici

              Fale partise demokratike

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje