Seanca për Gërdecin, ish-ministri i Mbrojtjes sërish në gjykatë

30 Nëntor 2023, 09:34Kronika TEMA
Seanca për Gërdecin, ish-ministri i Mbrojtjes sërish në

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në seancën që do të zhvillohet për Gërdecin.


Seanca e radhës së kaluar u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu. Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse.

Me nismë të Zamira Durdës dhe familjarëve të tjerë që humbën të afërmit e tyre në shpërthimin e Gërdecit, SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë në 2008. 

1 Komente

  1. Z
    Zot fali ! Akoma enderrojne.

    Fate Gerdeci duet me u keshillue me dashnoren. Çashtu po po. Ju due shume.

    Lini një Përgjigje