
Një 44-vjeçar, i identifikuar si Flamur Dani është arrestuar nga policia e Shijakut pasi u kap duke transportuar 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatorë. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“.
Në kuadër të operacionit policor të koduar 'Stacioni', 44-vjeçari, banues në Manzë u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore.
Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje