Sekuestrohen mijëra euro në një autobus në portin e Durrësit. Në Rinas kapen rreth 13 mijë paund

10 Gusht 2023, 12:56Kronika TEMA

Sekuestrohen mijëra euro në një autobus në portin e

Goditen dy raste të tentativës për të futur shuma të mëdha parash të padeklaruara në vendin tonë.


Në portin e Durrësit u sekuestruan 82 mijë e 550 € të cilat ishin fshehur në pjesën e banjës në autobosit të linjës Bari-Durrës. Ndërkohë në Rinas është arrestuar një 28 vjeçar banues në Londër pasi në çantën e shpinës policia i gjeti 12 820.

Ne Durrës 80 mijë euro


Në portin e Durrësit u finalizua operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbeshtet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin shtetasit Gentian Latifi dhe Vullnet Elezi, përkatësisht 43 dhe 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
 
Në Rinas me gati 13 mijë paund në çantën e shpinës


Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre 2 rasteve.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

1 Komente

  1. k
    k

    Ekonomia shqiptare eshte forcuar shumë dhe prandaj po zhvleftëson euron. Guvernatori robqirë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje