Shantazhuan 40-vjeçaren me foto intime në TikTok, arrestohen dy persona në Gjirokastër

28 Janar 2025, 13:03Kronika TEMA
Shantazhuan 40-vjeçaren me foto intime në TikTok, arrestohen dy

Dy persona, 45 dhe 25 vjeç, janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi kërcënuan një grua me disa foto intime në TikTok.

Sipas policisë, këta dy persona kanë kanosur nëpërmjet celularit një 40-vjeçare për t’u dhënë 2 mijë euro që të fshinin disa fotot intime të saj nga rrjeti social “TikTok”.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Profili”.

Kanosën me anë të celularit, një shtetase, që t’iu jepte 2000 euro, për të fshirë disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Profili”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

1 Komente

  1. M
    Mero ziu

    mer keta loqet po kjo 40 vjecarja pse e nxori gopin ne foto ? Cudi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje