Hetimet për “21 Janarin” - Vëllai i Hekuran Dedës paraqiten në SPAK për të dhënë deklarime

28 Janar 2025, 10:19Kronika TEMA
Hetimet për “21 Janarin” -  Vëllai i Hekuran Dedës

Ditën e sotme është paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit 21 janarin e 2011 gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Zabit Deda do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm për ngjarjen tragjike të 14 viteve më parë, ku gjatë një protestë të opozitës socialiste të asaj kohe humbën jetën 4 qytetarë të pafajshëm.

Dosja e "21 Janarit" tashmë është në duart e SPAK pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror. Deri më tani prokurorët ka marrë në pyetje ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij  Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.

SPAK do të zbulojë rolin e  ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Berishës.

 

2 Komente

  1. X
    Xha Jaho

    Kjo eshte me i ra murit me KOKE o vellezer !!!!!! Si ka mundesi ? Therrasin vellezerit e viktimes, therrasin Saimir Tahirin, Debutetin socialist...DHE NUK HIRRET LUZIM BASHA AS SALI BERISHA ! Eshte e mundsheme qe ky SPAK-u t'ja rrasi vrasjet Saimir Tahirit apo ketyre vellezerve te te ndjerit H.DEDA ! TURP TURP TURP !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Lereni te kalojne edhe nja 15 vjet te tjera pasi te kete vdekur veremliu, dhe pastaj kujtohuni ta gjykoni. Drejtesi bashkkohore e jo shaka

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje