Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, ka folur për herë të parë duke treguar sesi nisi historia që përfundoi në tragjedi.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Armela tregon se me Ramazanin u njoh në rrjetet sociale, por ai e kërcënonte vazhdimisht, madje kishte kërkuar që ta prostituonte. Ajo shprehet se ishte e kërcënuar të dilte me Ramazanin, pasi ai e kërcënonte me familjen.
“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.
Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të. Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.
Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet. Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërguar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem.
Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të prostituoja", tha ajo.
Armela tregon se viktima i ka kërcënuar edhe motrat e saj. Sipas saj, viktima i dërgonte foto me armë pranë banesë së saj dhe në këto kushte, ajo detyrohej të dilte sërish me të.
“Nuk dilja përjashta, sepse kisha frikë. Dilja ose me mamin, ose me dikë tjetër, sepse mendoja se do më dilte para. Pasi u martova prapë, më vinte te shtëpia e burrit të dytë. Unë rrija brenda, sepse kisha frikë.
Të gjithë e kishin marrë vesh. Më pas ai gjeti kontakte me ish-kunatën time. I dërgoi fotot. I ka shkuar babit te shtëpia dhe ai më erdhi e më tha se çfarë ishin këto gjëra.
Thoja më mirë ta mbaj vetë atë barrë sesa t’ja shtoj familjes por ndodhi si ndodhi. Kam katër vite pa shkuar në fshat, nuk e dija çfarë ndodhte. Ka kërcënuar edhe motrat e tjera, mi niste bisedat. Më thoshte ma bëj këtë motrën, i thoja ke punë me mua jo me familjen.
Më ka nisur foto me armë te dera e shtëpisë sime. Detyrohesha të kthehesha prap. Të gjitha provat i kam në telefonin që më ka marrë ai prej dore. Nuk ia kam nisur askujt, më vinte turp. Jetoj vetëm me vajzën.
Çdo gjëje u dal unë përballë, jo familja ime. Familjes sime i kërkoj shumë falje për këtë gjë që kam bërë. Dua ti shoh mirë dhe ti shoh dhe njëherë të lirë. Unë jam shkaktare për këtë gjë. Vajzën time nuk e kanë takuar, vetëm kur ka qenë shumë e vogël.
Kam tentuar të vras veten, vajza ime 5 vjeçe më tha mami nuk je vetëm”, shtoi Armela.
Patjeter qe e ka shantazhuar. Nje nate e kam pare une kur i futi "rovolen ne goje kesaj, dhe kjo filloi ta lepinte nga "frika".
Cfare t`i komentojme kesaj "shenjtoreje",,,,,,,?
Po si nuk ke turp e jeton. Si krijove lidhje te fshehte, kur ishe e martuar? Pse ndodhka vetem me ty, kercenimi. Pse nuk e denoncove ne polici, por te vinte mire kur bridhje me te naten.Amos ishe nje adolishente e s't apriste mendja? A mendon moj debile se nje djale e shtive ne dhe' dhe dy vellezer i mbylle pas hekurave e tani na ben viktimen???
@@Ne Gjermani thone:lope Budallaqe-(Dume Kuh).....late name dhe Po Vrisni Djemte e Botes dhe more Vellezerit ne Qafe..duke i futur ne Burge......Kokerra e Idjotes...akoma nuk i kishe "Shtrydhur Limonat" Burrit tende dhe shkoje dhe Harboje me Tjetrin??????
Pastaje thuhet pse shqiptaret vriten -hakmerren me njeri-tjeetrin??? Gazetarja e pafajsheme... pasi jane kapo r. qe kerkojne vellavrasje me intervista te tilla.. duke derguar nje kalama per interviste... respektoni viktimen dhe JO intervista ku.... .