E rëndë në burgun e Reçit, vetëvaret 35-vjeçari

27 Janar 2025, 11:32Kronika TEMA
E rëndë në burgun e Reçit, vetëvaret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Reçit.

Raportohet se Sandër Deda, 35-vjeç është vetëvarur në qeli.

Deda sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.

 

Lini një Përgjigje