Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e një nate më parë (26 janar) në Orikum, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.
I plagosuri, Sildi Velaj, në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shokë, ndërsa autori ka ardhur me makinë duke goditur drejt tij.
Autori ka goditur 10 herë në drejtim të tij dhe më pas është largua me makinë.
Sa i përket shkaqeve, dyshohet se personat e përfshirë kanë pasur një konflikt të mbartur për motive banale.
Shërbimet e Policis kanë shpallur ne kerkim autorin e dyshuar te ngjarjes, shtetasin Qerim.B.
Njoftimi i policise dje (26 janar)
Rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje