Plagoset me thikë një burrë në Yzberisht, u qëllua nga djali i të dashurës në oborrin e shtëpisë!

26 Janar 2025, 17:58Kronika TEMA

Plagoset me thikë një burrë në Yzberisht, u qëllua nga

Një burrë 53-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në bark rreth mesditës në Tiranë në zonën e Yzberishtit.

Edi Rrapaj, ka qenë në gjendje të dehur dhe është transportuar në spital dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë, por pasi sqaroi dinamikën, rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflkti brenda një shtëpie.

Autori i ngjarjes rezulton të jetë djali i gruas 24 vjeçar, me të cilën burri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht, në momentin që djali Aleksi Peto, ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë. Ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 1 herë.

'Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit Aleksi Peto, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin Edi Rrapaj, 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.', njofton policia.

Është jashtë rrezikut, është operuar dhe është mirë. Djali 24 vjeçar është në kërkim nga policia.

Lini një Përgjigje