Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartamentin në Astir - Si u kap 36-vjeçari, e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve

26 Janar 2025, 15:19Kronika TEMA
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në

Një gjurmë papilare e lënë  në banesën ku u mbajt e mbyllur një 21-vjeçare, e tradhtoi Ermal Binjakun, emri i të cilit ishte në listën e 6 personave të kërkuar prej nëntë janarit.

Siç bëjnë me dije burimet e policisë së Tiranës, ai u arrestua për dyshimet se i hoqi lirinë të resë, e cila u mbyll me çelës në banesën ku tre vajza dhe gjashtë të rinj dyshohet se festuan me drogë dhe alkool e më tej u larguan duke mbyllur njërën prej tyre.

Emri i Binjakut nuk u bë publik nga policia, vënë në lëvizje nga denoncimi i 21-vjeçares që në gjendje halucinante kërkoi ndihmë duke pretenduar se ishte rrëmbyer çka solli edhe ndërhyrjen e RENEA-s.

Binjaku iu shtua më vonë listës pas konfirmimeve të policisë shkencore që deklaroi se gjurma papilare provon se ai ka qenë në të njëjtën festë bashkë me Joni Sadikaj, Skerdi Sinën, Ogert Alinë, Arnold Jahon dhe Anduel Alinë.

Arrestimi i tij u krye në zonën e Laprakës nga patrullat gjatë kontrollit të automjeteve.

Hetimet tregojnë se gjashtë djem dhe tre vajza u bënë bashkë në zonën e Astirit, në një banesë të siguruar përmes “Booking”. Situate doli nga kontrolli pasi 21-vjecarja pësoi kriza paniku dhe kur policia ndërhyri e gjeti në banesë në gjendje të rëndë emocionale. Policia gjeti në banesë armë dhe pjata me gjurmë kokaine.

Grupi i hetimit disponon dëshmitë e tre vajzave, që tregojnë se si festuan në grup. Në shkresa gjendet edhe rrëfimi i 21-vjeçares që tregon se si ishte trembur nga djemtë me armë.

6 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Totalisht turq shqipfoles muslimon brothers....por ki Arrnold Zwarchejaho eshte ola ta lefta.... hahahaha.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Eh mor kok palar. Rrot kari mbete tere jeten. Harron se te tilla gjera i ke perdite ne Gerrqine tende.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Franz Kafka

      E shkreta vajze... pasi beri telef 5 burrat e pare donte 5 te tjer por skishte verdall dhe dha alarmin. Ishalla gjen 20-30 burra te tjer qe tja qetesojn shpirtin

      Përgjigjjuni
      1. O
        O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

        insha'Allah bashke me vajzen (fatkeqe) qofshin jot moter,jot eme apo dhe jot bije.....plehre turke!

        Përgjigjjuni
      2. i
        ilir meta

        nuk e moren me zor deshi pa iku tru laraska mbaroi kokaina dhe ngriti alarmin goca

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatkeqi

          Shtet pa moral,institucione bordello,rini e droguar keto jane arritjet me te medha ne kete vend qe nderton kapitalizmin te dhjere por krenare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje