Plagosja e Sildi Velajt në Orikum, shpallet në kërkim autori dhe një tjetër

27 Janar 2025, 11:17Kronika TEMA
Plagosja e Sildi Velajt në Orikum, shpallet në kërkim autori dhe

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e Sildi Velajt mbrëmjen e djeshme në Orikum.

Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit i cili ka ndihmuar Qerim Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve. 10 plumba me pistolete u qëlluan në drejtim të 29-vjeçarit ndërkohë që 3 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Automjet tip golf 5 i autorit është ndalur. Autori e ka thirrur jashtë lokalit dhe e ka qëlluar me armë disa herë. Pastaj kane hipur në makine teksa kanë qëlluar sërish me armë.

Të rinjtë mësohet se kanë patur edhe disa ditë më parë konflikt, duke u zënë për motive të dobëta. Konflikti edhe asaj kohe ka agravuar në shkelma dhe grushte.

 

Lini një Përgjigje