Kryebashkiaku i Libohovës paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

27 Janar 2025, 10:25Kronika TEMA
Kryebashkiaku i Libohovës paraqitet në Prokurorinë e

Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hida është paraqitur sot në SPAK për tu njohur me aktet e organit hetues pas kthimit të dosjes në GJKKO për hetime shtesë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije për 'Shqiptarja.com' se Hida ka firmosur njohjen me aktet, dhe pritet që SPAK ti drejtohet sërish gjykatës lidhur me dosjen ndaj tij.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se gjatë detyrës së tij si shef krimesh në Policinë e Gjirokastrës ka favorizuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit. Hida do të deklaronte më herët se ai dhe Partia Socialiste nuk ishte në dijeni se po hetohej nga SPAK ndaj edhe kandidoi për të marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës.  

Parcelat me kanabis për të cilat akuzohet Hida dhe funksionar të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër. Hida mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...po i vjen radha sulltanit te Surrelit....lajm shume i mire, vec pas zgjedhjeve ka plan SPAK-u

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Sa keq. Ne kete hale vend, mbushur me Kalecer, me Salinj, me Latifra e dreqi me te birin, ai qe eahte deri ne fyt ne mut thote qe une jam me hyjnori.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje