Policia kolumbiane arrestoi një shqiptar, i cili akuzohet nga autoritetet e vendit tonë për trafikim të armëve.
Almir Gjidiaj, 33 vjeç, nga Tropoja, qëndronte në një hotel në ishujt Rosario dhe kur policia ka ndërhyrë për ta arrestuar ai ka tentuar që të arratiset por është kapur në oborrin e hotelit.
Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.
Këto armë përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin Ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar.
Almir Gjidiaj rezulton në të njëjtin grup me te arrestuarin tjetër në gusht të vitit të shkuar Admir Tutaj i cili u ekstradua drejt vendit tonë.
Mire qena vidhni lajmet nga a2news.com por na fshini dhe emrin A beni ndonje pune ju te Tema, apo paguheni per copy-paste?
Ate pune ka bere qe nga fillimi . Po si sherbetor pushtetesh si ka hyre gje ne kembe
Iku dhe nje ushtar i zenit dezdarit martinit gjedia breqani Bodigardet e saliut.