“Kush vë shumë gjoba do largohet”, Proda u jep ‘porosi’ efektivëve të rrugores: Nuk dua sasi, por ndëshkimin e të rrezikshmëve

27 Janar 2025, 14:36Kronika TEMA
“Kush vë shumë gjoba do largohet”, Proda u jep

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj në qarqe.

Gjatë analizës, drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se siguria rrugore, pavarësisht se gjatë vitit 2024 ka qenë më mirë se gjatë viteve të mëparshme, nuk është në parametrat që duhet të jetë.

Proda ka kërkuar nga strukturat e Policisë Rrugore, reagim të menjëhershëm, angazhim dhe përkushtim më të madh, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të ndërhyrë në ato akse ku ka më shumë ngarkesë.

“Nuk dua sasi masash administrative dhe cilido nga ju që do t’i masë treguesit e punës me sasinë e masave administrative, automatikisht do ta lëviz nga detyra. Dua cilësi në punë dhe të ndëshkoni ata që vërtet janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore, ata që xhirojnë gomat dhe shkaktojnë ndotje akustike duke u kthyer në shqetësim për qytetarët.

Ata drejtues automjetesh që parkojnë mbi trotuare, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe të nënave me karroca me fëmijë, si dhe ata që parkojnë në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Në fokus të shërbimeve të Policisë Rrugore të jetë evidentimi dhe ndëshkimi i atyre drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrijnë deri në tri herë mbi normën e lejuar, atyre që kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të atyre që drejtojnë automjetet, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Këto janë detyra prioritare për të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore dhe për ju shefat e sektorëve dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore. E gjithë Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të jetë në detyrë, në krye të shërbimeve dhe jo të komandoni nga zyrat.

Përgjatë këtij viti pres më shumë përmirësim të parametrave të sigurisë rrugore, shërbim sa më cilësor, që ta ndiejnë ndryshimin përdoruesit e rrugës dhe kjo nënkupton etikë në komunikim, ndjekje me përparësi të procedurave të aksidenteve, monitorim më të mirë të qarkullimit dhe sidomos të akseve rrugore që janë pranë shkollave.

Përfshijini nxënësit në fushata ndërgjegjësimi për përdoruesit e rrugës, pasi janë konstatuar shkelje të shumta dhe nga këmbësorët apo nga ata që qarkullojnë me biçikleta, monopatina e motomjete, kryesisht gjatë natës, pa pasur shenja dalluese (fosforeshente).

Të jeni më aktivë, më prezentë në media, e cila për hir të së vërtetës është treguar përherë e gatshme të mbështesë iniciativat e Policisë së Shtetit në të mirë të komunitetit, si dhe të rritjes së parametrave të rendit e sigurisë. Kush nuk do t’i përmbushë këto prioritete, do ta largoj pa hezitim nga strukturat e Policisë Rrugore”, ka thënë ai.

Analiza vjetore ka vijuar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi dhe nga Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Altin Qato, të cilët kanë analizuar me detaje të gjithë dinamikën dhe problematikat e ndodhura përgjatë vitit 2024 dhe për masat që duhen marrë për përmbushjen e detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për përmirësimin e sigurisë rrugore.

14 Komente

  1. n
    nini

    Cfare flet ky mo? Eshte ne vete? Ne tirane gjen parkuar me vend e pavend makina duke bllokuar trotuar e korsi makinash dhe qe krijojne trafik gjitheandej, ky e ka me te rrezkshmit qe jane a sjane 10%. Hajde hajde. Fusni perqindje ne gjobat e vendosura qe te kalojne si bonus per policat, se lat nam. Karroatrec me ju te harrohet. Te te bllokoje dikush parkimin apo deren e shtepise, vetem gjoben vendosin se s'kane me cfare te heqin makinen. Jemi ne 2025 ta mendosh.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Ehe....nuk duan te vendosen gjoba keto tre katet mua per votat e zgjedhjeve, mos e acarojnë miletin Sa te mbaroje zgjedhjet do t'a shihni, te kundërten

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tung

        Po vjen fushata, policia behet sherbetore dhe ata klysht e bashkise fillojne marrin fahesat e lopatat nuk vene me gjoba sa te kalojne zgjedhjet. Me dt tjeter plas gurguleja.

        Përgjigjjuni
    2. g
      goshi

      Na u kthyen format e edukimit si në komunizëm.....në të gjith botën gjoba është ajo të bën të zbatosh rregulloren....ky është një gomarllik i madh që bëhet në një vend si Shqipëria ku drejtuesit e mjetit nuk zbatojnë tabelat ,semaforët e rregulloren vizat e bardha etj,jemi turpi i botës ....tani fillon rrumpalla.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te flasin shtruar

        Goshi. Vërtet gjobat bejne punë. Por policët nuk bënin punë. U vënin gjobat fakirave, ndersa ata me X6 dhe Range Rover bënin çfare te donin. Aty është e keqja, dhe jo tek gjobat.

        Përgjigjjuni
      2. A
        A

        Policia rrugore ndëshkon në mënyrë shembullore hallexhinjtë, taksistët qe dalim që në pikë të mëngjesit për bukën e gojës, me gjoba të çmendura që kapnin shifra deri në 60 mijë lekë të reja për një postagjer jashtë vendit; ndërsa horrat dhe spaçatorët shëtisin rrugëve me shpejtësi jashtë normave, ndërsa policia rri e vëzhgon. Një polici pa moral,pa këllqe, një polici thjesht dykëmbëshe, dhe me polica me të cilët kryejnë thjesht funksione bazike jetësore.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani zagan

          Eshte rren, se ska thon ne nonji ven per mos me vu gjoba. Perkundrazi, na kerkojne 15 gjoba nturn. Do me dal parimor para miletit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona

            Nga e gjeten kete drejtor policie , me duket se qenka nje Rrote K ….

            Përgjigjjuni
            1. F
              Futja vetes

              Ne qarkullim shefat shkonin per tu pasuruar tarifa donte shefi i madh..TE fortët nga ana tjetër ta heqin kapelën. Ne albanistan çara mësojnë makinën pastaj patentën popull i cthuar nuk respekton asgjë...kush do ta sjell ne rruge

              Përgjigjjuni
              1. M
                Martin

                Problemi i Gjobave eshte i orientuar gabim; pervoja nderkombetare tregon se policia duhet t'i dergoje gjobat prane prokurorise se qarkut apo rrethit. Proluroria therret te demtuarin dhe ia komunikon gjoben. Nese i gjobituri nuk e pranon gjoben, ceshtaj shkon ne gjykaten e rrethit, pastaj merr forme te prere.

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Yxz

                  Ky paska shku per lesh!Gjoba cdo kujt we shkel ligjin.

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "BOHOTINA"

                    O Drejtor, ne cdo kryqezim ka nje polic. Mire mbase ben. Po u thuaj te mos i bien bilbilit pa mbarim s4e jane bere shume qesharak, levizin tabelen. i bien bilbilit qe acarojne njerezit... Ndotje akustike eshte dhe kjo. Bien ne sy shume per keq... Pastaj ata me foristrada e dine veten se jane eprore, te forte, ata ti keputin...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje