Sherr masiv në Lushnje: Tre të plagosur me thika

27 Tetor 2025, 08:32Kronika TEMA
Sherr masiv në Lushnje: Tre të plagosur me thika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.30 në fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje. Tre persona janë plagosur me njëri tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital.

Sipas informacioneve të marra nga bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit ku marrin mjekim dhe të ruajtur nga forcat e rendit.

Sipas dëshmitarëve okularë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites.

Policia ka nisur të pyesë personat që kanë parë ngjarjen. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta ka qenë për shkaqe banale dhe të përdorimit të alkoolit.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Bravo shpellar se vetem me pushke dhe thika zgjidhen problemet mor kafshe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje