Po eksploronin zonën, humbin në Llogara nënë e bir nga Suedia, nis kërkimi nga policia AZDM dhe emergjencat civile

26 Tetor 2025, 22:31Kronika TEMA
Po eksploronin zonën, humbin në Llogara nënë e bir nga

Dy turistë suedezë, nënë e bir, përkatësisht 61 dhe 23 vjeç janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.

Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal SOS, i cili është kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare.

Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialistët e zonave të mbrojtura, të cilat po zhvillojnë kërkime në disa drejtime për të gjetur turistët, por dhe policia e Vlorës.

Terreni i vështirë malor, errësira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit, ndërsa po kërkohet ndihmë edhe nga banorët e zonës.

Mendohet se dy turistet suedeze, pasi kane përshkuar pyjet e Llogarasë janë ngjitur Karaburunit ku dhe aty kanë humbur për shkak të terrenit, por dhe mungesës së valëve telefonike.

1 Komente

  1. D
    DinPak

    Ore shkrues i shkrimit, ç'eshte kjo: "në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit"'? Nuk e di ti qe Karaburuni te gjitha anet i ka shqiptare dhe s'ka asnje cep greke apo italiane? Por s'ke faj ti por ka faj Meroja qe te le ty te shkruash.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje