Moti i keq - Kryebashkiaku i Vaut të Dejës: 100 banesa të përmbytura, dëmet janë të mëdha

26 Tetor 2025, 13:10Kronika TEMA
Moti i keq - Kryebashkiaku i Vaut të Dejës: 100 banesa të

Situata në Vaun e Dejës është problematike për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në të gjitha njësitë administrative, tha në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli.

Shkreli shtoi se lumi i Glinës ka dalë nga shtrati dhe deri më tani raportohet për prezencë uji në 100 banesa në këtë bashki.

“Vau i Dejës është më problematik, përroi i glinës ka dalë jashtë shtratit, po bën përmbytje. Janë rreth 100 shtëpi që kanë prezencë të ujit, dëmet janë të mëdha në bagëti dhe shpendë, kosheret e bletëve, shpresojmë të mos rrezikojmë jetën e njerëzve sepse situata është mjaft e rëndë.

Stafi i bashkisë është në terren, është përkrah njerëzve, besoj që çdo gjë do shkojë mirë në evakuim, por shpresoj të mos kemi nevojë për evakuim. Problemi kryesor është përroi i Glinës, me fondet e bashkisë së Vaut të Dejës është i pamundur realizimi i këtij projekti”, tha Shkreli.

2 Komente

  1. B
    Belua

    Thui Tomes te ndihmoj..

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Kjo pritet se po te ndertosh shtepine buze lumit permbytjet jane egzistente. Kur zaptuat token nuk e pyetet qeverine , tani perballojeni vete .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje