Sherri me sende të forta në Sarandë, arrestohen 4 policë e katër persona të tjerë

2 Janar 2025, 20:36Kronika TEMA
Sherri me sende të forta në Sarandë, arrestohen 4 policë e

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka vënë në pranga tetë persona për konfliktin me sende të forta përballë një restoranti në Sarandë. 

Nga të arrestuarit, katër janë punonjës policie. Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Kujtojmë se në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa persona dhe nga verifikimet dhe veprimet e kryera, janë identifikuar Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi, të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Këta persona janë konfliktuar me punonjësit e policisë Inklid Sulejmani, Alvaro Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, si dhe Shemsho Sulejmani, Beqir Çocka, Kristian Xhaferi, Igli Duka, Delars Duka dhe Kejvi Sulejmani

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe Indi Nexhipi dhe Orgito Brehama, të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Punonjësit e policisë:

1. Alvaro Sulejmani, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)

2. Inklid Sulejmani, me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë

3. Mihal Sulejmani, student në Akademinë e Sigurisë

4. Ergis Sulejmani, me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

4 Komente

  1. S
    Student

    Ore c jane gjithe keto" Sulejmener "ne polici? Eshte polici shteti apo polici familjare? Une se c kam nje mendim ndryshe. Ne polici shkohet per te vjedhur me leje.me gjen keq po nuk njoh ndonjenpolic qe nuk vjedh ose nuk edhte pjestar I nje grupi me pike te zeze.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Studenti i llarit

      Ore student vari karin ….shko mer ndonje abetare se je per tu qare hallin …je karabush komplet

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ka akoma te pa ndergjegjshem Police !

        Policet ne vend te mbrojne qytetaret ! behen vete kriminele duke perdoruru armet ! Duhet spatruar akoma Policia ! ne te gjithe boten Policet jane ne sherbim et qytetareve ! ne shqiperi me nje pakice , nodhe e kunderta ! tani le te rijne ne burg !

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka akoma te pa ndergjegjshem Police !

          Policet ne vend te mbrojne qytetaret ! behen vete kriminele duke perdoruru armet ! Duhet spatruar akoma Policia ! ne te gjithe boten Policet jane ne sherbim et qytetareve ! ne shqiperi me nje pakice , nodhe e kunderta ! tani le te rijne ne burg !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje