Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

2 Shkurt 2025, 10:22Kronika TEMA
Shiste kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 28-vjeçari në

Një 28-vjeçar u arrestua nga policia në Shkodër pasi shiste drogë të llojit kokainë në dyqanin e tij.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër vunë në pranga shtetasin H. H., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në vendin e quajtur Fushë Qelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar kokainë, që dyshohet se 28-vjeçari e ndante në doza për shitje, një peshore elektronike dhe një celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje