Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku babai i ka marrë jetën djalit të tij duke e qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, ku shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Viktima dhe autori dyshohet se kanë qenë në gjëndje të dehur. Babai ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin. Pritet të merret në pyetje për shkakun e sherrit
Sipas burimeve, nga deklarimet dhe veprimet paraprake, ka dyshime se autori shante dhe bullizonte të birin dhe për këtë arsye edhe kishin debate te herë pas hershme.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
kjo eshte ajo qe thon do haj robi robin vret baba djalin vret djali nenen vret vajza baben i qofte dheu i lehte ca te thuash nuk ka me keq
Pasi Januari u mbyll me nje numer rekord vrasjesh a dhunimesh mes muslimon brothers m'Albaniston (e jo vetem,Tema duhet te jap nje bilanc) fillimi i muajt Shkurt sot ishte magjik..... allah uakbar
Ore cfare kane shqiptaret.....nje m...kulture...qe kane deshire ti thone dikujt 100,,,,,mos e bej kete ose beje kete,,,,,,,ne kete rast i del,,,,,efekti fjales dhe acaron tjetrin,,,,, qe ka deshire te bej ate qe do.....i tille eshte edhe ky rast tipik......kane bere fjale 100 perse pi..kur ky djale ishte 37 vjec mjaftushem ne moshe per te ditur vete se cfare ben.....
Kush vret te birin kur eshte i dehur, nje moster cfare lesh pije