Terrorizohen banorët në Malësinë e Madhe, qëllohet me breshëri plumbash drejt familjes Kurtaj

2 Shkurt 2025, 09:22Kronika TEMA
Terrorizohen banorët në Malësinë e Madhe, qëllohet me

Afro 100 plumba kanë terrorizuar banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe mbrëmjen e kaluar.

Tre shtetas të familjes Kurtaj nga fshati Linaj në Malësinë e Madhe u bënë pjesë e këtij sulmi me armë zjarri ndaj tyre.

Dy persona të maskuar dhe me motor kanë qëlluar në drejtim të një automjeti ku ndodheshin Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj.

Sipas dëshmisë të këtyre tre personave gjithçka ka nisur në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. Dy personat e maskuar që po shkonin drejt një zone malore me motor papritur kanë qëlluar me armë zjarri shotgan kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë.

Pas disa orësh, gjatë pasdites pas orës 18:00 dy shtetasit me motor janë kthyer dhe tre personat e familjes Kurtaj  të cilët po i prisnin nëse do ktheheshin kanë njohur motorin.

Në atë moment kanë tentuar t'i ndalin për t'i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë por këta dy shtetas ende të paidentifikuar kanë vijuar rrugën.

Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy shtetasit që po ecnin me motor kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here.

Një ndjekje që ka zgjatur rreth 10 minuta e shoqëruar me të shtëna dhe afro 100 plumba. Dy autorët qëlluan në tokë me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre dhe jo në drejtim të automjetit.

Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor,  gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty.

Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur.

Tre shtetasit e familjes Kurtaj kanë dhënë dëshminë e tyre në komisariatin e policisë Malësi e Madhe duke thënë se nuk e kanë idenë se kush janë shtetasit që qëlluan fillimisht kamerat e sigurisë tek banesa në Linaj dhe më pas në drejtim të tyre gjatë ndjekjes me makinë.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve që qëlluan me armë zjarri duke terrorizuar banorët të cilët kanë dëgjuar të shtënat./A2CNN

4 Komente

  1. L
    Lani

    Kjo ka ndodhur me siguri dy shekuj para!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Po sikur te kene qelluar edhe keta vlkezerit Kurtaj ose vetem keta?!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo

        Ai është halli ne fakt, jo qe këtu siguria është zero e kryeministri na thotë besimi ne polici është 85%.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Pra, policia duhet te ishte ne ate moment ne vendin e ngjarjes kur po ndodhte kjo ngjarje? Policia duhet te rrije mbas bythes se cdo qytetari qe i teket te shkrehi armen?

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje