Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari dhe dy vajza të huaja

6 Korrik 2025, 12:33Kronika TEMA
Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari dhe dy

Një 36-vjeçar shqiptar  është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës së bashku më dy shtetase të huaj me iniciale A.D., 33 vjeçe dhe  D.T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi shqiptar me iniciale V.K.

''Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. K., 36 vjeç dhe shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”. Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ishte klient i dy shtetaseve të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit'', njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje