Jepte para me fajde dhe kanoste qytetarët, AMP arreston nënkomisarin në Elbasan

6 Korrik 2025, 11:29Kronika TEMA
Jepte para me fajde dhe kanoste qytetarët, AMP arreston nënkomisarin

AMP ka ndaluar një punonjës policie në Elbasan për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nënkomisari Edison Pemaj u jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës u kërkonte kthimin e shumave të mëdha parash.

Njoftimi i plotë:


Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. 

Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

6 Komente

  1. F
    Fat man

    Shoku Edi ja arrite qellimit: Kjo eshte Policia qe duam.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nata

      Fat man, shko komento te Syri i Qimit te Salqiut dhe qaj per humbjen Madheshtore!

      Përgjigjjuni
    2. k
      kxp

      Kane bere komisar policie kokrren e mafiozit. Ky qe duhet ti mbronte njerezit nga kriminelet paska qene me kriminel se kriminelet. Ky duhet denuar dyfishi i denimit qe jep ligji.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pu pu pu

        Ku jane ligjeruesit e komenteve??? Mireserdhet ne Palermon e viteve 80! E viva il Duce!

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Se mos eshte i vetem!Ikni o njerez mos rrini ne SKETERRE kur dihet se ky vend nuk behet!

          Përgjigjjuni
          1. d
            deda

            po ku dreqin i gjeni këto mut njerzish

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje