Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin në tregjet publike

5 Korrik 2025, 13:22Kronika TEMA
Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë:

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit.

Në të kundërt sipas Policisë Bashkiake “do të ndërmerren të gjitha masat ndëshkuese të parashikuara në legjislacionin në fuqi”.

“Shëndeti publik dhe rendi qytetar janë përparësi!”, thekson policia bashkiake.

Siç njoftoi Policia Bashkiake sot “gjatë kontrolleve të përditshme në territorin e Tiranës, strukturat e Policisë Bashkiake kanë konstatuar praninë e tregtarëve të palicensuar në rrugë, trotuare dhe hapësira publike. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme sensibilizuese dhe masave të marra, një pjesë e tyre vijojnë të ushtrojnë aktivitet në mënyrë të paligjshme”.

Sipas policisë bashkiake këto aktivitete “zënë pa leje hapësira publike, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shesin shpesh produkte ushqimore përtokë, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta, produktet ushqimore të tregtuara në rrugë përbëjnë rrezik real për shëndetin e qytetarëve, duke rritur mundësinë e helmimeve apo infeksioneve ushqimore”.

Policia Bashkiake nënvizon se zgjidhja është e thjeshtë dhe pa kosto!

“Agjencia për Administrimin e Tregjeve ka vënë në dispozicion tregje publike dhe të lëvizshme në çdo lagje të kryeqytetit, ku çdo qytetar mund të: Regjistrohet pa pagesë; Tregtojë në kushte të sigurta, të rregullta dhe të ligjshme”, njoftoi policia.

3 Komente

  1. T
    Tolérance zero

    Me besoni kam vizituar vende te pa zhvilluar por nuk kam pare njerez qe shesin ne cepa rrugesh. Nje pyetja blersit , kush te garanton qe bidoni qe ka hedhur qumeshtin eshte mare ne plehra .

    Përgjigjjuni
    1. s
      sam

      Lironi rrugen 5 maji nga tregtaret qe kane zene gjithe trotuaret. Sidomos pjesa e tregut industrial. Nqs e beni ...bravo...nqs jo...fuck you

      Përgjigjjuni
      1. V
        Visi

        Ju sylesha muti qe e keni lene te behet muti kala bashke me ke keni lart e ne krah! Ilace i befshi leket e marr ne kurrizin tone dhe femijeve tane qe mbeten si mace brenda kater mureve!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje