Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Fier, arrestohet 56-vjeçari

7 Gusht 2025, 11:47Kronika TEMA
Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Fier,

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin 56-vjeçar që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 5 të tjerëve një ditë më parë në Fier.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i fshatit Levan u vu në pranga shtetasi Ilir Pujo, 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë humbi jetën.

"Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te rrethrrotulli i fshatit Levan, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë humbi jetën. Gjithashtu, nga aksidenti u dëmtuan shtetasi I. P. dhe 4 pasagjerë në 2 automjetet, ku 2 prej të cilëve pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë",- njofton policia.

1 Komente

  1. E
    Eri

    Ngushellime familjes per humbjen dhe sherim te shpejte te lenduarve. Besoj se telefoni eshte shkaktari me i madh i aksidenteve ne ditet e sotme. Duke pare moshen e shoferit, makinen qe s'eshte ndonje super e shpejte (per te percaktuar edhe prototipin e shoferit), mendoj qe drejtuesi i automjetit thjeshte nuk ka patur vemendjen ne momentin qe e ka goditur nga pas viktimen. Le te vuaj ne burg per gabimin e tij, gjynah ai qe iku.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje