Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.
Arrestimi i tij erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme.
Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.
“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare.
Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.
14 -vjecarja ta gezoje bashke me 21 -vjecarin femijen; lerini te rrisin femijet qe te shtohet Shqiperia.
Jo u shtofshit, por u shofshit si faré ju pedofilet!!!