Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy perona pasi shisnin lëndë narkotike në “Komunën e Parisit”, Tiranë.
Në kudër të operacionit të koduar “Target”, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh.(K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Sipas raportimeve, këta persona u kapën në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone.
Sakaq, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 250 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje