Shpërndante drogë në fushat sportive ku luanin nxënësit, pranga 27-vjeçarit në Tiranë! Kishte fshehur në sahatin e ujit 63 doza kanabis

28 Janar 2024, 11:37Kronika TEMA
Shpërndante drogë në fushat sportive ku luanin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili shiste lëndë narkotike, pranë fushës sportive të një shkolle.

Në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, pas informacioneve të marra në rrugë policie, efektivët e komisariatit nr.3 arrestuan në rrugën "Mati Logoreci" shtetasin Roland Hoxha.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

Lini një Përgjigje