Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Vlorë, arrestohet 41-vjeçari

18 Shtator 2025, 12:36Kronika TEMA
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Vlorë, arrestohet

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar një 41-vjeçar, i cili dyshohet se shiste doza kokaine dhe kanabisi, në Vlorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, gjatë kontrollit personal dhe të banesës së 41-vjeçarit V. S., janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje