Shpërtheu granata ndërkohë që po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

20 Tetor 2025, 12:45Kronika TEMA
Shpërtheu granata ndërkohë që po punonte tokën,

Një 49-vjeçar është plagosur ndërkohë që po punonte tokën me mjet bujqësor, pas shpërthimit të një granate të vjetër që ndodhej në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas. Shtetasi me inicialet G.Y. është dëmtuar në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

“Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lini një Përgjigje