Altin Sinomati, i shpallur në kërkim për një vrasje, është ndaluar në Emiratet e Bashkuara.
Sinomati akuzohet si nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianica-s, një qytet në provincën e Romës, ku Shehaj u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz.
Sinomati, që ndodhej në arrati prej disa vitesh, u lokalizua dhe u ndalua në Abu Dhabi pas një urdhër-arresti ndërkombëtar.
Sipas mediave italiane, arrestimi i tij konsiderohet një zhvillim kyç në zbardhjen e plotë të ngjarjes, që lidhet me përplasjet mes grupeve kriminale shqiptare dhe italiane.
Tashmë pritet që autoritetet italiane të kërkojnë ekstradimin e të dyshuarit për ta përballur me drejtësinë në Itali.
Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet italiane nuk përjashtojnë arrestime të tjera në ditët në vijim.
Vrasja
Altin Sinomati, i njohur ndryshe si Aldo ose Il Lungo, dyshohet se ka urdhëruar Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehaj, duke i dorëzuar atij fizikisht shumën prej 150.000 eurosh.
Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.
Altin Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se furnizonte me kokainë organizatën kriminale që vepronte në Romë, të udhëhequr nga Giuseppe Molisso së bashku me Leandro Bennato.
Organizata u shpërbë gjatë një operacioni policor të kryer më 18 mars 2025. Gjatë operacionit, i cili u zhvillua menjëherë pas arrestimit të Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehajt, Altin Sinomati i shpëtoi kapjes dhe u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ky ështe akt terrorist, këta kriminel janë terrorista