Pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, me akuzën se ka kanosur për shkak të detyrës prokurorin Gjergj Ceka, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka lajmëruar bojkotim nga të gjithë avokatët e proceseve penale, përfshirë dhe ata pjesë e proceseve gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese.
Bojkotimi do të jetë nga data 20 tetor e deri më datë 25.
Ky vendim i Dhomës së Avokatisë vjen pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami dy ditë më parë, pas një përplasje në sallën e gjyqit me këtij të fundit dhe prokurorit të çështjes, Gjergj Ceka. Bëhet fjalë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, disa prej të cilëve ishin të armatosur. Mes të arrestuarve ishte dhe Maksim Suçi, klienti i avokatit Ulian Barjami.
Vendimi i Dhomës së Avokatisë:
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë shqyrtoi ngarjen teper te rende lidhur me arrestimin e kolegut Av.Ulian Barjami, pasi mori kontakt personalisht me kolegun Barjami dhe u njoh drejtpërdrejt dhe në detaje me kete ngjarje. Me vendim qarkullues, Komiteti vendosi unanimisht:
1. Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.
2. Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.
3. Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje sherben si baze per fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqeruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtriimit te profesionit.
4. Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj cështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.
6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.
7. Depozitimin e nje kopje vendimi prane Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Keshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
8. Shtyrjen per nje date tjeter te tryezes se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrine e Drejtesise ne daten 20 tetor, me objekt "Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Sistemi rilindja Edomadura e ka tepruar ,
NJE VENDIM FORMAL E NJE REAGIM THUAJSE ZERO. TE ARRESTOSH NJE AVOKAT QE MBRON KLIENTIN E KU NUK KA KURRFARE FYERJE A KANOSJE ESHTE FUNDI I DREJTESISE DHE NE VECANTI I AVOKATISE PRANDAJ MAKS HAXHIA ZGJOHU NGA "GJUMI", ORGANIZO TUBIME PROTESTE , BEJ MBLEDHJE TE PERGJITHSHME TE AVOKATEVE, BEJ KONFERENCA E DEKLARATA SHTYPI, DREJTOHU ORGANIZATAVE SHQIPTARE E NDERKOMBETARE, BEJ KALLZIM PENAL NDAJ PROKURORIT E OPGJ QE URDHEROI ARRESTIMIN, KERKO SHKARKIMIN E TYRE E SHUME TE TJERA. NESE JO ATEHERE JE PJESE E FAJIT QE AVOKATIA ESHTE NE KETE GJENDJE.
Nuk mjafton kaq . Avokatia duhet ta vere veten ne vendin qe i takon ligjerisht dhe te fitoje dinjitetin e humbur e neperkembur . Nuk duhet te terhiqet pa i cuar te drejtat e tyre deri ne fund , se ka edhe shume probleme te tjera qe jane lene ne harrese .
Xhoi p...dh. se lirohesh .
Nuk eshte faji I Edit, madje ne nje rast te tille me nje deklarim te Edit per padrejtesise e gjukates, vete dhoma e avokatise, Ne solidarietà TE plote me KLGJ dhe KLP akuzuan Ramen per presionit ndaj Drejtesise. I njejtit qendrim I drejte I Avokat it, sot mbeshtetet nga Dhoma e Avokatise. Per Avokat in them se ne deklarimet e bera eshte Brenda status it dhe detyren se tij ligjore. Ate qe deklaron ai une e kupton keshtu:do merrem personalisht per te hetuar dhe provuar faktet e rrema TE hetuesve dhe prokuroreve. Kjo nuk ka te beje as me presionit, as me kercenimi jete e sigurise. Arestimin I tij eshte shperdorim I paster I posti zyrtar nga gjukates ja apo prokurori qe ka urdheruar arestimin, si dhe heqjen e padrejtesise e lirise shkaktuar nga personi qe ka urdheruar arestimin. Pra Jane dy nene te kodit penal qe Jane shkelur Ne menyre TE ndergjegjeshme.
Republika e prokuroreve nuk ple ka ceshtje te veten drejtesine Shkami eshte simbol I neoerkembjes nga Republika e Prokuroreve
Komentuesi Xxx apo tri here i quajtur "p...dh" nese smundesh te diskutosh por vetem te shash ben mire te jesh pjese e botes shtazore se nga ajo njerezore je larg.
O shtet delenxhileresh, meri qijua robt këtyre matrapazëve se ju duket vetja mbi ligjin, kur me demek janë interpretues të ligjit. Na hënkdhim mutin, dhe këto kuçedra ku bëjnë avokatin dhe me përdhunuesin e bijës vet. Ju shisni shpirtin për lekë mor pushter.